Kreu i Partisë Demokratike Atird Hoxha në një lidhje skype me MCN Informacion ka folur lidhur me padinë e depozituar në prokurorinë e Vlorës për përmbytjen e qytetit.
Ai u shpreh se padia ka ardhur për të nisur sa më shpejt hetimet dhe për vënë përpara drejtësisë përgjegjësit, ndërsa theksoi se ka dëme të mëdha në banesa dhe biznese.
Sipas tij, kryetari i bashkisë së Vlorës vijon politikën e propagandës, prandaj i kam bërë thirrje institucioneve që të ndihmohen banesat e përmbytura.
Me thënë të drejtën vetëm në propagandën e qeverisjes kemi dëgjuar sepse njerëzit vazhdojnë të kenë problematika të shumta sa i përket bizneseve dhe banesave të tyre. Nisur nga ky fakt kemi përpiluar një padi dhe e kemi dorëzuar në prokurorinë e rrethit të Vlorës për të kërkuar përgjegjësi për dëmet e shkaktuara sepse këto situata nuk duhet të përsëriten në qytetin e Vlorës.
Qyteti herë pas herë ka pasur problematika, por në një situatë të tillë asnjëherë. Kurrsesi nuk mund të ndodhë sot në 2024 kur teknologjia jep informacionin e nevojshëm ku dhe institucionet vendore duhet të kishin marrë hapat e nevojshme. Përveç se i kemi të provuara ato që janë paraqitur sot në gjykatën e Vlorës janë pranuar nga emergjenca civile që ndoshta në shubkoshiencë kanë pranuar se nuk janë marrë masat e nevojshme të cilët e kanë detyrim ligjore për të shmangur këto përmbytje.
Të gjithë institucionet shtetërore kanë për detyrë të informojnë popullatën lidhur me reshjet për të cilat pretendohen se do bien në një zonë të caktuar. Ka dëme të mëdha në banesa, biznese të cilat aktualisht nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Vazhdojmë të jemi thjeshtë në politikën e propagandës të cilët të do duhet të ishin në punë, por mund të them me siguri se janë ende me dhjetëra banesa nën pushtetin e ujit.
Dhe ndihmat fatkeqësisht kanë munguar, njerëzit sorollaten dhe nuk marrin zgjidhje qoftë nga pushteti vendor dhe ai qendror dhe kjo është për të ardhur keq sepse janë me miliona dëmet dhe nuk e di se kush do arrij ti dëmshpërblejë këta persona.



