Paketa anti-shpifje, Cukali: Duhen ligje për të mbrojtur sindikatat dhe punën e gazetarëve

Paketa anti-shpifje, Cukali: Duhen ligje për të mbrojtur sindikatat dhe punën e gazetarëve

Kuvendi i Ri do te ketë në tryezë rishikimin e paketës anti-shpifje, për të cilin qeveria pritet të ripunojë pas rekomandimeve të Komisionit te Venecias dhe reagimit të fortë të gazetarëve.

Nga ana tjetër, pushtetit të katërt po i adresohet gjithnjë e më tepër thirrja për vetërregullim të medias.

Në lidhje me to, i ftuar në studio e MCN TV ishte gazetari Koloreto Cukali, përfaqësues i Këshillit Shqiptar të Medias.

Z. Cukali ju përfaqësoni një organizatë apo këshill që merret me probleme të medias në përgjithësi. Cilat janë si të thuash sfidat kryesore të medias në Shqipëri, dhe gazetarisë brenda saj?

Problemet madhore janë: kryesorja që gazetarët janë të pambrojtur, kontratat e pagesave, dhuna, shfrytëzimi, pushimet dhe shumica e gazetarëve marrin vetëm 1 javë pushime në vit.

Politika duke bashkëpunuar me bizneset, i cili ka në varësi dhe median. Kemi probleme të mëdha në financim të shumë mediave, pasi shumë janë të financuara nga burime që ne nuk e dimë.

Shumë prej mediave janë të financuara nga qeveria, korporatat, e tjera.

Veç këtyre kemi një terren anarkik, ku shumë prej gazetarëve, redaktorëve që janë kthyer në biznesmena.

Kemi problemin e copyright, ka shumë media që bëjnë gjobëvënie e godasin të tjerët. Sikur të mos mjaftonte kjo qeveri që kemi dhe kryeministrin që vazhdimisht ndjek strategjinë e denigrimit.  

Të gjitha këto e bëjnë situatën shumë të vështirë.

Vitin e kaluar pamë një përballje mes përfaqësuesve si ju dhe qeverisë për paketën anti-shpifje. Është mbyllur kjo çështje, apo vazhdon ende të mbetet e hapur?

Për Europën është çështje e mbyllur, e bëri shumë të qartë që është vijë e kuqe, që po u kalua qeveria do të ketë sanksione dhe do e shohim me dylbi Europën, për gjërat që ndodhën me AMA-n dhe kërkesat e Komisionit të Venecias nuk u përmbushën.

Problemi është që AMA është e kontrolluar nga qeveria dhe do të bëjë policin e medias.

Komisioni i Venecias kërkoi që AMA të ishte e pavarur, por nuk është, dhe për më tepër në krye të AMA-s është zgjedhur një person me karrierë politike në PS.

Ai institucion duhet të udhëhiqet nga persona të pavarur. Qeveria që kur bëri atë procedurë, ishte imorale dhe zgjedhja ka hedhur në erë procesin që qeveria “po përpiqet të përmbushë kërkesat e komisionit të Venecias”.

Ju keni akuzuar z. Rama si një person që ka vullnet politik për të vendosur parimet e censurës në median shqip. Në të vërtetë, ka një problem edhe brenda vetë gazetarisë, gazetarëve që e ushqen edhe censurën, por edhe keqinformimin?

Kanë dalë dhe raste kur njerëz me pushtet kanë ndërhyrë te pronarët e medias për heqje gazetarësh nga puna. Ky proces njihet dhe kush punon në media e di shumë mirë.

Ky proces është një dëmtues shumë i madh, sot ka media për ti shërbyer interesave të caktuara nuk e kanë problem të hedhin lajme të pa verifikuara.

Problemin e shoh në të gjithë aktorët. Nuk mundet që një individ të marrë tendera e të përfitojë nga qeveria dhe të ketë një media që i godet qeverisë. 

Duhen ligje për konfliktin e interesit, duhen ligje për të mbrojtur sindikatat dhe punën e gazetarëve, duhet futur kontrata kolektive për gazetarët dhe duhet vullnet politikë, gjë që kjo nuk është.

Të mbetemi te një problem real: copyright që haset sidomos në mediat elektronike. Është një praktikë pune që duket se nuk po lejon as krijimin e një tregu të vërtetë të informimit dhe po mban gjallë një lloj parazitizmi mediate. Si mund të zgjidhet ky problem?

Copyright në momentin që portalet kopjojnë nga nj-tj dhe dikush që punon 4 orë për një material, tejkalohet nga dikush për 2 minuta dhe ndonjëherë dhe pa i cituar, kjo ka bërë që mediat online të ngjajnë njollojë.

Ka nevojë për tu rregulluar, për ti dhënë identitet, për të mbrojtur të vërtetën. Duke eliminuar copy paste mbrohet dhe publiku dhe gazetarët që punojnë për të bërë analizë, investigime.

A mund të funksionojë vetërregullimi?

Vetërregullimi ndihmon deri diku, zgjidh probleme që vijnë nga nxitimi, por në momentin që një media prodhon qëllimisht fake news atëherë kemi hyrë në kodin e krimit.

Duhet të rregullohet me ligje.

Në fund diçka për projektet tuaja. Jemi informuar se keni përmbyllur punën për një film të ri. Mund të na thoni diçka më tepër ju lutem?

Kam xhiruar për herë të parë një film me temë nga tërmeti i 26 nëntori, është film i gjatësisë së mesme. Kemi punuar me pak fonde por me shumë përkushtim. Bes Bitraku ka mbajt barrën më të madhe, jemi në fazën e montazhit dhe shumë shpejt besoj do të jetë publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy