Akullnaja Perito Moreno, në Patagoninë argjentinase, u përfshi në listën e shtatë mrekullive të botës të vitit 2023 nga revista prestigjioze amerikane Condé Nast Traveler.
“Nëse shihni vetëm një akullnajë në gjithë jetën tuaj, sigurohuni që ajo të jetë Perito Moreno”, shkruante në recensionin e tij kritiku i revistës Aaron Millar, një guru i vërtetë botëror i turizmit elitar.
Me lartësinë 60 metra dhe një fasadë të pandërprerë prej më shumë se pesë kilometrash, kjo ‘katedrale’ e jashtëzakonshme e formuar nga natyra është vendosur në një park natyror që e mbron dhe e ruan atë së bashku me kapakun më të madh të akullit në botë pas Antarktidës.
Bëhet fjalë për 'Parque de Los Glaciares' të provincës Santa Cruz, ku përfshihen edhe qytetet El Calafate dhe El Chaltén, ku ndodhen infrastrukturat kryesore turistike, një pikënisje ideale për çdo ekskursion.



