Policia e Romës ka vënë në pranga një shqiptar, të cilit iu gjet në makinë një sasi e madhe kokaine. K.A., 54 vjeç, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve, kishte në mjetin e tij 16 kg kokainë, e cila në treg arrin vlerën e qindra mijëra eurove.
Policia e ka ndaluar shqiptarin në një autolavazh, ku pasi ka vënë re praninë e policisë, braktisi mjetin dhe u largua me shpejtësi. Kjo ka shkaktuar dyshime te karabinierët, të cilët kanë njoftuar kolegët dhe kanë vënë në pranga shqiptarin.
Pasi kanë kontrolluar mjetin dhe nuk kanë gjetur gjë, ata kanë përdorur qentë antidrogë, të cilët kanë arritur të gjejnë lëndën narkotike në pjesën e motorit.



