"Ne nuk duam të anulojmë Krishtlindjet, por i duam më të sigurta për të gjithë. Nuk duam të shohim që festimet e Krishtlindjeve të bëhen ngjarje shkak për përhapjen e Covid 19. Çdo 17 sekonda në BE vdes një person. Sezoni i ardhshëm i festave paraqet rreziqe të veçanta në këtë kontekst të brishtë", është shprehur Komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, duke paraqitur strategjinë për Covid në funksion të festave të Krishtlindjeve.
Në mënyrë që të zvogëlohen rrisqet e transmetimit në periudhën e Krishtlindjeve, nga Komisionerja e Shëndetësisë këshillohet të zhvillohet mësimi online për të shmangur infektimet në shkolla.
Komisionerja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, në funksion të festave të Krishtlindjeve, dhe mbarëvajtjes në mënyrë të sigurt të gjitha strukturat e tjera të nevojshme sugjeron të respektohen të gjitha masat e marra anti-Covid nga qeveritë e të gjitha vendeve.



