
Vila 3-katëshe e biznesmenit nga Nikla Nazmi Cangu është survejuar për ditë me radhë nga persona të maskuar.
Prokuroria e Krujës ka mundur të sigurojë përmes kamerave të sigurisë jashtë vilës së familjes Cangu, lëvizjet e shpeshta të një automjeti foristradë. Nga pamjet e siguruara është mundur të identifikohet edhe targa e mjetit me të cilin lëviznin rreth shtëpisë së Cungut. Prokurorët thanë se ato rezultojnë të një vjedhura dhe se këto targa i korrespondojnë një tjetër mjeti të përfshirë në një ngjarje pranë hotel Palma Nova.
Deri tani e vetmja provë që kanë në duar prokurorët janë këto pamje filmike si dhe kapelja e një prej personave që turturuan dhe grabitën biznesmenin Cungu.
10 persona të gjithë të maskuar dhe të armatosur, njëri prej të cilëve i veshur me uniform të policisë së shtetit, kanë mundur të hyjnë përmes një dere në bacën e vilës 3-katëshe duke mos lënë asnjë gjurmë. Pasi kanë mundur të marrin nga kasaforta çdo gjë gjendej brenda ata janë larguar me këmbë deri në një pikë ku i priste automjeti.



