Rreth 6 vite nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit të vitit 2019 në Shqipëri shkaktoi jo pak por 51 viktima.
Sizmiologu Rrapo Ormëni në MCN Informacion ka folur për librin “Tërmeti I 26 nëntorit dhe refleksionet e nxjerra prej tij” të cilin e sjell në bashkëpunim me sizmiologun nga Turqia profesor Serkan Osturk.
Ai tha se ishte nëj bashkëpunim që i shërbente të gjithëve, ndërsa theksoi se vetëm 6% e tërmeteve në botë janë aq të fortë sa ai i 26 nëntorit.
Sipas tij tërmete të tilla përsëriten 1 herë në 100 vjet teksa bëri të ditur se disa nga zonat më problematike në vendin tonë janë Vlorë, Durrës, Elbasan, fier, Lushnje.
Tërmeti 26 nëntorit la gjurmë për vendin tonë sidomos për zonat që u dëmtuan, gjurmë jo vetëm fizike por dhe psikologjike. Duke qenë se në atë kohë duke qenë aktivë dhe organizator i disa aktiviteteve dhe konferencave shkencore më vonë më lindi ideja për një studim të thelluar për këtë tërmet. Janë ngjarje të përsëritura rrallë dhe kemi bërë një analizë me një sizmolog turk dhe bashkëpunimi ishte synimi për të bërë një studim të thelluar të këtij tërmeti.
Mendova që të jetë i plotë që të shërbejë dhe për politikbërësit për të marrë masa, ti shërbejë inxhinierëve, por ky libër sa shkencorë i shërben dhe qytetarëve sepse një kapitull i veçantë i tij ka të bëjë me refleksionet tona.
Kjo është arsyeja sepse pas tërmetit jo vetëm telefonin por të gjithë më pyesnin ne dolëm jashtë po ju ku jeni, por pas të dhënave të goditjes së fortë e dija që pasgoditjet e tjera do ishin më të vogla.
I pyetur sa i rrezikuar është vendi ynë nga tërmetet dhe cilat janë zonat më të rrezikuara, ai tha se tërmete të tilla përsëriten një herë në 100 vjet dhe se janë tre breza ato që rrezikohen më shumë nga lëkundjet sizmike.
Ajo që është karakteristikë te ky libër janë disa aspekte, ky ishte një tërmet i veçantë përbën raste të rralla në botë vetëm 6% të tillë ndodhin dhe si rast i veçantë është studiuar në mënyrë të veçantë. Në këtë libër analizohen dhe të gjithë parametrat e rrezikut sizmik dhe janë disa vlera, parametra që na japin se si ku është rreziku më i madh.
Tërmetet kanë ciklet e tyre, por zonat më problematike sa i përket lëkundjeve sizmike duke u nisur nga fakti se vendi ynë është vend me aktivitete sizmik kjo është si pasojë e pllakës afrikane me atë aziatike.
Kjo e bënë vendin tonë një laborator sizmologjik që studime të tjera më të thelluara mund të bëhen në të ardhmen.
Brezi më kryesori i rrezikuar është ai Adriatik-Jonian që gjeneron më shumë tërmete. Një brez tjetër i dytë i fortë është Vlorë -Lushnjë- Fier dhe brezi i tretë është dhe ai Korçë- Ohër Peshkopi.



