
Një nxënëse u vra dhe një tjetër u plagos në një shkollë në Alabama, SHBA, ditën e djeshme.
Ngjarja ndodhi në një prej klasave të shkollës “Huffman High School of Birmingham”.
Viktima është një nxënëse 17-vjeçare që pritej të përfundonte shkollën e mesme në maj, ndërkohë që ishte pranuar në kolegj.
Në mediat sociale u postuan ngushëllime për humbjen e Courtlin Arrington.
Megjithatë, policia nuk e ka konfirmuar identitetin e saj.
I plagosur ka mbetur edhe një djalë 17-vjeçar, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Policia e ka cilësuar ngjarjen si aksidentale.



