
Ne kemi projektuar dhe prodhuar dronët Arash-2, për të goditur Tel Avivin dhe Haifa-n në Izrael.
Kështu deklaroi komandanti i forcave tokësore të ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Kiumars Heidari, siç njoftoi në televizionin shtetëror, duke shtuar se bëhet fjalë për “dronë vetëvrasës” të avancuar me rreze të gjatë.
Ne shpesh prezantojmë armë të reja mbrojtëse të prodhuara në vend, por kemi të tjera që janë sekrete dhe më të mira sepse nuk duam të zbulojmë aftësitë tona.
Ne synojmë të forcojmë fuqinë parandaluese të Iranit dhe armiqtë duhet ta dinë se nëse bëjnë gabimin më të vogël, ne do t’ju thyejmë duart dhe këmbët.
Kështu deklaroi zyrtari ushtarak iranian, duke shtuar se Irani do të vazhdojë të ketë avantazhin.



