Raporti i OKB ngre alarmin për rënien e lindshmërisë

Raporti i OKB ngre alarmin për rënien e lindshmërisë

Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara zbulon se normat globale të lindjeve kanë rënë ndjeshëm dhe se bota po fillon të përjetojë një rënie drastike të riprodhimit. 

Shqetësimet kryesore janë normat në rritje të infertilitetit, plakja dhe mungesa e kohës, ndërsa janë të shumtë ata që argumentojnë se kërcënimi më i madh për planetin është mbipopullimi.

Një studim ku u përfshinë disa vende tregon se pothuajse një në katër të anketuar kishin përjetuar një periudhë në të cilën dëshironin një fëmijë, por nuk ishin në gjendje ta përmbushnin dëshirën e tyre në atë kohë. 

Anketa ku u përfshinë 14 mijë persona nga 14 vende që përfaqësojnë më shumë se një të tretën e popullsisë së botës zbuloi se një “pengesë” e madhe për të pasur fëmijë ishte mungesa e kohës për shkak të angazhimeve që lidhen me përditshmërinë. 

Pothuajse 13% e të anketuarve u përgjigjen se përjetuan pengesa për të pasur një fëmijë, çka  tregon se sistemet dhe mjediset nuk mbështetën vendimmarrjen e tyre në lidhje me shëndetin riprodhues. 31% e personave mbi 50 vjeç deklaruan se kanë më pak fëmijë nga sa do të donin.

Vendet e përfshira në studim ishin Brazili, Gjermania, Shtetet e Bashkuara, India, Indonezia, Italia, Maroku, Meksika, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Hungaria, Suedia dhe Tajlanda, një përzierje e shteteve me të ardhura të ulëta, të mesme dhe të larta, si dhe vendeve me norma të ulëta dhe të larta lindjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy