
Pandemia ka prishur rutinën për shumë persona, ndaj YouTube ka krijuar një funksion të ri për të ndihmuar përdoruesit e tij që të mos neglizhojnë rëndësinë e ndjekjes së një rutine edhe përsa i përket gjumit.
Risia më e fundit e prezantuar nga kompania, kujton përdoruesit se kur është koha për të rënë në gjumë.
Funksioni synon të vendosë një orë që përdoruesi të mos shikojë video deri në agim. Për ta aktivizuar mjafton të shkoni tek settings, ku mund të zgjidhni një orë fikse, ose një orë të përafërt me përfundimin e videos që po shikoni.
"Me shumë prej nesh në shtëpi, mund të jetë veçanërisht e vështirë t'i përmbahemi rutinës sonë. Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme se kurrë të vendosni kufij, të na ndihmoni të menaxhojmë kohën që kalojmë në internet", thuhet në shënimin e kompanisë YouTube.
Vendosja shton disa karakteristika të tjera të lançuara në 2018-ën që synojnë të kufizojnë kohën e kaluar para ekranit. Këto përfshijnë mundësinë e vendosjes së ndalimit, së videos që rifillon pas një kohe të caktuar ndërmjet 15 minutave dhe 2 orëve.



