
Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, janë në garë për postin e kryetarit të PD zyrtare, zgjedhje që do të mbahen më 29 korrik. Kryesia e Partisë Demokratike zyrtare ka miratuar dy kandidaturat në garë për kreun e ri të PD, teksa ky proces është përcjellë me debate dhe përplasje mes tre grupimeve në këtë parti. Ish-kandidati për kryetar bashkie i PD-së në Mallakastër, Agron Kapllanaj, tha për MCN live, se në garë janë dy kandidatë për tu votuat, porse para këtij procesi zgjedhor, kërkohet më shumë se kurrë një proces i drejtë dhe legjitim ku demokratët të votojnë për të duhurin. "Kryesia e PD dhe Këshilli Kombëtar i kanë hapur rrugë procesit të zgjedhjes së kryetarit të PD dhe nuk e kanë caktuar kryetarin e saj. Kishte një afat kohor të përcaktuar, për të kandiduar për kryetrarin e PD-së, të paraqes kërkese në bazë të statusit të PD gjë që në fund ka rezultuar se dy kandidatë. Janë dy kandidatë që garojnë, tani mua nuk më intereson dhe nuk kam asnjë lloj problemi se cili do të jetë kryetari sesa të ketë një proces të drejtë e legjitim, ku të mund të marrin pjesë demokratë të zgjedhin një nga ata kandidatë që garojnë dhe kanë ambicie të marrin drejtimin e PD-së". Kapllanaj, këmbëngul se në kryesinë e PD-së nuk ka palë, sepse në fund ajo që vendos është vota e cila sipas tij, rezulton të jetë e njëanshme. "Sa i përket procedurës, unë do ti kujtoj kujtdo që kryesia e PD është organ vendimmarrës dhe nuk ka palë, ka shumicë, e vërtetë është se ka një frymë debati dhe se secili e thotë mendimin e vet dhe e thotë edhe ngultas, dhe sigurish në fund në demokraci ajo që vendos është vota, dhe në kryesinë e PD-së është votuar dhe nuk është votuar në mënyrë të njëanshme".



