Amnisti për të dënuarit në Britani/ Gjonaj: Nga 1336 të burgosur, 80% e tyre do të mbarojnë dënimin në Shqipëri

Amnisti për të dënuarit në Britani/ Gjonaj: Nga 1336 të burgosur, 80% e tyre do të mbarojnë dënimin në Shqipëri

 Disa nga të burgosurit shqiptar në Britani do të kthehen në Shqipëri për të vazhduar dënimin falë një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Gazetari Ervin Gjonaj, thotë për MCN live, se përmes kësaj amnistie, besohet se do të kthehen në Shqipëri për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit rreth 80% e të burgosurve, nga mbi 13 mijë, sa janë gjithsej duke vuajtur dënimin në burgjet britanike.

Në marrëveshjen e fundit që qeveria shqiptare bashkë me atë britanike po punojnë për ta konkluduar, është një marrëveshje të një numri i caktuar i të burgosurve shqiptar të vijnë në Shqipëri të bëjnë dënimin ose disa nga ata që janë në muajt e fundit të dënimit të mund të kenë një formë amnistie, të riatdhesohen dhe të lihen në Shqipëri. Kjo është një marrëveshje besoj që mund të arrihej shumë shpejt, do të ketë një vizitë shumë shpejt në Shqipëri, të autoriteteve britanike për të ekspertuar burgjet atje, kurse pjesa tjetër e krimeve që konsiderohen të rënda dhe i konsideron brenda etikës do të qëndrojnë në Britani të vuajnë dënimin.

Janë 1336 të dënuar, unë mendoj se 80 % të tyre mund të kthehen në Shqipëri për të bërë pjesën tjetër të dënimit.

Ndërsa lidhur me propozimin e ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi drejtuar homologes britanike Suella Braverman, për të amnistuar shqiptarët pa viza në Mbretërinë e Bashkuar, por që punojnë ndershmërisht dhe s’kanë rekorde kriminale në ngarkim, Gjonaj tha se beson se do të jetë një formë e dhënies së lejes së qëndrimit deri ne 5 vjet.

Ministri Çuçi ka kërkuar në takim që të bëhet një amnisti jo vetëm për të kthyer të burgosurit, por të bëhet amnisti edhe për emigrantët shqiptar të cilët ndodhen në Britani ilegalisht, si një formë legalizimi të qëndrimit të tyre  në Britani.

Nuk mendoj se do të jetë një amnisti për dokumentacion të përhershëm por mendoj se do të jetë një formë e dhënie së lejes së qëndrimit për disa kohë, nga 1-5 vjet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy