Dorëheqja e Bashës, Salianji: Arsyeja pse mund të jetë një truk

Dorëheqja e Bashës, Salianji: Arsyeja pse mund të jetë një truk

Deputeti demokrat Ervin Salianji në një lidhje skype në studion e Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar për vendimmarrjen e Lulzim Bashës i cili dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike.

Ai tha se ndjehet skeptik lidhur me këtë vendim për të cilin shprehet se shpreson që të mos jetë një truk, duke thënë se gjërat janë lënë evazive nga ana e Bashës.

Pyetjes a është dorëheqje përfundimtare, ai nuk kishte qëndrim të qartë. Fakti që lihet mundësia që PD do të vijojë në këtë mënyrë deri në zgjedhjet lokale, vetëm duke dalë duke e anonçuar… Shpresoj të mos jetë një truk që më vonë të mos përçajë më tepër Partinë Demokratike. Fakti që është lënë evazive, të lë mundësinë, që të ketë mundësi për rikandidimin, pasi të bëhet i pamundur bashkimi. E kam thënë që më duket truk. Do të kishte patur dakordësi dhe diskutim, nëse do të ishte zgjidhje reale.

Edhe në këtë rast ka qenë vendimmarrje e tij, pa mbledhur institucione. U thirrën aty këtu njerëz. U bënë truke për të mos patur diskutime. Më bëri të mendoj se mund të jetë truk, por nuk dua ta paragjykoj. Ky dyshim i imi, qoftë i gabuar! Të presim qëndrimin e tij sepse pas këtij zhvillimi të ri në PD të shpresojmë për një bashkim të PD. PD nuk mbyllet se do gjejnë hapësira demokratët. Nuk besoj se do të ndodh ajo dhe nuk besoj se demokratët nuk do kenë forcë dhe energji për ti dhënë zgjidhje problemit edhe pse është krizë e thellë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy