Kryemadhi paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e sekuestros për dy vilat

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e sekuestros për dy vilat

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Apelin e Posaçëm, e shoqëruar sërish nga e bija, Bora Meta.

Burime për MCN bënë të ditur se paraqitja e Kryemadhi në GJKKO lidhet me ankimimin e vendimit të sekuestros së dy vilave.

Dy vilat në pronësi të saj dhe të ëmës së saj, Fatime Kryemadhi, u vendosën në sekuestro preventive me kërkesë të SPAK, me vendim të GJKKO.

Kujtojmë që ndaj Kryemadhit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes.

Kryemadhi është nën hetim nga SPAK për tri akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy