Pierce Brosnan u përgjigjet atyre që ironizuan peshën trupore të gruas së tij

Pierce Brosnan u përgjigjet atyre që ironizuan peshën trupore të gruas së tij

Aktori i njohur Pierce Brosnan iu është përgjigjur në një mënyrë kritike atyre që komentuan negativisht trupin e gruas së tij.

Legjenda e James Bond thotë se e ka parë gruan e tij, Keely Shay Smith, duke bërë një “operacion bariatrik” ditët e fundit në rrjetet sociale, ku komentues të shumtë kërkonin që të humbte peshë.

Gjithçka filloi kur një grua ngarkoi në Facebook dy imazhe të Brosnan dhe Smith krah për krah në plazh. Në njërën fotografi shfaqej çifti në vitet ‘90-të, kur Brosnan ishte në kulmin e famës së tij prej James Bond dhe tjetra e shfaq çiftin në ditët e sotme.

Kishte qindra komente lidhur me atë postim, duke vënë në dukje se sa shumë kishte ndryshuar figura e Smith-it, me një përdorues që i ofroi asaj një operacion për humbje peshe.

Miqtë i sugjeruan asaj të bënte një operacion për humbje peshe. Por unë me të vërtetë e dua çdo formë të trupit të saj. Ajo është femra më e bukur në sytë e mi.

Në të kaluarën e kam dashur vërtet për fytyrën e saj, jo vetëm për bukurinë e saj, por tani e dua edhe më shumë për faktin se është nëna e fëmijëve të mi.

Dhe jam shumë krenar për të dhe gjithmonë përpiqem të jem i denjë për dashurinë e saj.

Ata u takuan në vitin 1994, tre vjet pasi aktori humbi gruan e tij të parë, Cassandra Harris, e cila vdiq nga kanceri ovarian në vitin 1991.

Ata u martuan në Irlandë në gusht 2001 dhe kanë dy djem, Dylan, 25 vjeç dhe Paris, 21 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy