Hoteli që u përfshi nga orteku, dëshmia e parë e një të mbijetuari

Hoteli që u përfshi nga orteku, dëshmia e parë e një të mbijetuari

Një burrë është viktima e parë që është nxjerrë nga hoteli i goditur nga orteku në Pescara, Itali. Në ndërtesë në momentin e tragjedisë ndodheshin 20-30 persona. Një prej të mbijetuarve thotë se i shpëtoi tragjedisë pasi kishte dalë për të marrë një gjë te makina në parking. Giampiero Parete dhe Fabio Salzetta kanë shpëtuar mrekullisht, pasi ndodheshin jashtë hotelit në atë moment dhe kanë dhënë menjëherë alarmin për tragjedinë.

“Jam gjallë sepse shkova të marr diçka që kisha lënë në makinë. Erdhi orteku dhe u zhyta në dëborë, por arrita të dal. Makina nuk u mbulua plotësisht, kështu që prita skuadrat e shpëtimit. Por atje brenda kam gruan dhe dy fëmijët”, thotë Giampiero Parete.

Ai po trajtohet në spital, ku ka mbërritur në gjendje hipotermie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy