Koronavirusi/ Balla ndalon socialistët: Deri në 3 prill s`ka takime partie

Koronavirusi/ Balla ndalon socialistët: Deri në 3 prill s`ka takime partie

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla u ka dërguar një mesazh socialistëve që të anulojnë takimet deri në datën tre prill, për shkak të situatës së krijuar në vend nga koronavirusi.

Në mesazhin e Ballës, theksohet se në kuadër të masave të marra kundër koronavirusit, të pezullohen të gjitha takimet e partisë.

 “Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill!”, shkruan Taulant Balla.

Kjo masë e marrë nga socialistët vjen në një moment që Shqipëria u fut në listën e vendeve me infeksion nga koronavirusi.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të ketë pezullim të punës së Kuvendit, megjithëse më herët është deklaruar se ai do të vijojë punën normalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy