Abazi: Finalja e Conference League në Tiranë është komentuar pozitivisht nga mediat e huaja

Abazi: Finalja e Conference League në Tiranë është komentuar pozitivisht nga mediat e huaja

 

Duke folur për finalen e Conference League, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”, ish-lojtari i Kombëtares, Eduart Abazi, deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN TV, se UEFA bën mirë që evente të tilla i dërgon në shtete të ndryshme. 

Sipas Abazit, kjo finale mes Romës dhe Feyenoord në Shqipëri, i jep një të ardhme të mirë futbollit dhe të rinjve shqiptar. 

Në lidhje me mediat e huaja, Abazi tha se e kanë komentuar pozitivisht këtë finale, sidomos për stadiumin dhe infrastrukturën.

Për sa i përket këtij eventi, është shumë i rëndësishëm. UEFA bën mirë që i dërgon këto finale në shtete të ndryshme. Edhe këto evente kanë pjesën negative, siç janë përplasjet e tifozëve. Eventi i jep një të ardhme të mirë të rinjve për futbollin shqiptar. Mediat e huaja kanë folur me fjalë të mira për futbollin shqiptar, në përgjithësi për stadiumin. 

Është diçka shumë e mirë për futbollin shqiptar, ku meritë ka FSHF. Nëse i marrim gjërat seriozisht do kemi një progres të madh. Kjo finale i jep të rinjve për të menduar të ardhmen në Shqipëri. 

Finalet luhen me kujdes, por unë gjithmonë e kam simpatizuar shumë futbollin holandez. Besoj se loja do jetë shumë e vështirë për të dyja ekipet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy