
Opozitës iu shtua sot një parti e re, nismëtar i së cilës është deputeti Agron Shehaj. Në konventën e themelimit, ai tha se Partia “Mundësia” do të jetë e orientuar djathtas me elementë kryesorë meritokracinë dhe shanset e barabarta.
Lidhur me këtë politologu Ilir Kalemaj i ftuar në studion e lajmeve në MCN u shpreh se e sheh Agron Shehaj pa komunikim bindës në politikë teksa theksoi se Rama ka asimiluar të gjitha partitë e majta në politikë.
Sipas tij, sfida kryesore e Shehaj ka për të qenë një treg politik elektoral i tejmbushur.

Agron Shehaj vjen me një qasje në politikë që e bënë atë të pa konsumuar politikisht ka mbajtur një qëndrim parimor denoncues dhe nga ana tjetër siç ka demonstruar dhe në dalje të tjera që nuk ka qenë ende në lartësinë e komunikimit publik për të transmetuar njëlloj sigurie për një fitore apo rritje të kësaj partie që po lançon sot.
Nuk është se pashë figura të reja politike, aty ishin të rinj në sallë dhe ajo që u vu në dukje ishte se çdo qytetar shqiptar kishin marrë mesazh për këtë aktivitet dhe ishin shqetësuar se ku ai i gjeti numrat. Duke lënë mënjanë këto rezerva të vogla mendoj se sfida kryesore e Shehaj ka për të qenë një treg politik elektoral i tejmbushur. E dyta po të shohësh Rama ka asimiluar të gjitha partitë e majta dhe do duket i vështirë që i gjithë ky spektër opozitar i fragmentarizuar të dalë me një parti të re dhe ti thuash që kjo është alternativa jonë kundër Ramës.
Problemi është se si këto do kthehen në një platformë për të bindur shqiptarët se është më e mirë se kjo platformë që është për të penguar shpopullimin, fermeri ët mos jetë në kufijtë e ekzistencës prandaj nuk shoh ndonjë bindje se të vetëm mund të mundin Ramën prandaj e shoh larg fitores.
Sa i përket programit të Lulzim Bashës, Kalemaj tha se Basha nuk e mbajti as premtimin për publikimin e listës së deputetëve, ndërsa theksoi se
Basha ka thënë se në mars do silltë listën me140 deputete dhe kjo nuk ndodhi, ndërsa programi i parakohshëm elektoral tregon ndezje të motërëve të fushatës. Duhet ti ndezi shumë më herët se dy të mëdhatë dhe pse Rama i ka ndezur dhe në këtë sens Basha shpalosi platformën e tij ekonomike.
Problemi është se ok gjithë këto premtime ekonomike po nga do dalin këto para kur ti premton uljen e taksave. Si mund të kombinosh politika ultra të djathta dhe të majta. Programi i Bashës për mua është një program në kufijtë e populizmit.



