Deputeti i Gjirokastrës Vladimir Kosta ka vijuar replikat në distancë me deputetin Erion Braçe.
Ky i fundit ka hedhur poshtë deklaratat e Kostës se fitorja e Partisë Socialiste në Berat u arrit pas shpenzimit të miliona lekëve.
Deputeti Kosta ka ritheksuar se ai ka kontribuar financiarisht për fitoren në Berat dhe jo vetëm, ndërsa përsëriti akuzat ndaj kryeministrit dhe ministrave për ndarje e fondeve në mënyë të pabarabartë.



