Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin Të Paekzpouarit në MCN TV ka komentuar zgjedhjet e 14 majit, ku ka renditur katër elementët që kanë ndikuar në këtë rezultat për PD.
Ai tha se rezultati ishte përtej pritshmërive tona sepse siç ai shprehet ishte menduar se rezultati i bashkë fitojmë do vërtitej te 10-12 bashki.
E kam thënë se braktisja e zgjedhjeve në 2019, do të thotë se PD këtë do e vuajë një dekadë. PS s’do e fitonte Lezhën nëse PD nuk do e linte në dorë të Pjerin Ndreut dhe mundja e tij tashmë ishte e vështirë. Rasti Tropojës nëse s’do braktisej në 2019, fitorja e PS aty do ishte e vështirë. Sfida e PD për të rimarrë disa bashki është më e vështirë kur je në opozitë.
E dyta përçarja brenda PD ishte e gabuar ndoshta dhe një zgjidhje elektorale se kush kishte në aspektin elektoral ishte katastrofë, sepse nuk është se ndau votat në mënyrë aritmetike, por krijoi një frymë të keqe te elektorati gri.
Versioni i tretë është fushata elektorale e cila në vend të fokusohej te programet e tyre, në dy javët e fundit u s’formuan kandidatët te aktorët kryesor politik.
Dhe e katërta, fushata negativiste. PD ka nisur të përmbysë pushtetin kur ka bërë fushatë të mirë. Zgjedhjet nuk janë refuzim por aprovim. Ne po flasim për një teori që duhet të shkosh me një ofertë për tu zgjedhur. Mendoj se fushata negativiste duhet të përmirësohet. Berisha ka bërë dy fushata shumë të mira pozitive kështu që mundet.
Në vijim ai shtoi se në zgjedhje patëm probleme të barazisë, ku PD “nuk u lejuan të ishin në sigël, u përçanë deri në fund, nuk u lejua që emri Berishës të ishte në koalicion, ishte një organizmi spektakolar i qeverisë. Pati premtim për rritje rroge. Këto gjëra diheshin deri të shtunën në darkë dhe opozita mendonte se do fitonte”.



