"Twitter” shfaq probleme në të gjithë botën

"Twitter” shfaq probleme në të gjithë botën

Që prej disa minutash, rrjeti social "Twitter” i blerë nga Elon Musk ka shfaqur probleme në të gjithë botën. Disa përdorues nuk mund të lidhen më me shërbimin. Për të tjerët, është e pamundur të shikojnë fotot, videot dhe GIF-të e shkëmbyera në platformë. Për disa të tjerë klikimet në linqet brenda shkrimit të çojnë në një faqe e cila nuk funksionon.

Disa veçori të Twitter nuk po funksionojnë siç pritej në këtë moment. Ne bëmë ndryshime që patën pasoja të padëshiruara. Aktualisht jemi duke punuar për to dhe do të ndajmë një përditësim kur ndërprerja të rregullohet. 

Fuqia punëtore e Twitter është tkurrur që kur Elon Musk bleu rrjetin social në nëntor 2022 për 44 miliardë dollarë. Nga 7,500 njerëz, ata do të kishin rënë në më pak se 2,000 brenda pak muajsh. Një valë e re pushimesh nga puna ndodhi 10 ditë më parë, ku u shkurtuan 200 vende pune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy