‘McGonigal’, Bardhi: Nëse drejtësia shqiptare ka vullnet për të hetuar, ka arsye për të ngritur fakte dhe prova ndaj Ramës

‘McGonigal’, Bardhi: Nëse drejtësia shqiptare ka vullnet për të hetuar, ka arsye për të ngritur fakte dhe prova ndaj Ramës

Deputeti Gazmend Bardhi në studion e Të Paekspozuarit në MCVN TV ka komentuar lidhur me skandalin “McGonigal” ku ka renditur tre arsye për të cilat Prokurroria e Posacme duhet të nisë një hetim për kryeministrin Rama në këtë cështje.

Sipas tij, nëse drejtësia shqiptare ka vullnet për të hetuar dhe merr dosjen e plotë mund të ngre fakte dhe prova ndaj kryeministrit.

Pas daljes së skandalit ku një kryeministër ishte përfshirë në një aferë personale me një zyrtar të lartë të FBI-së për ta përdorur kundër opozitës, dhe faktit të një ish zyrtart, që duke shfrytëzuar pozitën e tij kërkonte favore shtetërore nga Rama, i jam drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK  për të nisur hetimet. Ka dyshime për korrupsion të zyrtarëve të huaj. Ka dyshime që Rama të ketë ndikuar ndikim të paligjshëm, si dhënia e licensave në fushën e naftës. Sa kohë flitet për shkëmbim parash, prokuroria do të duhet të hetojë burimin e të ardhurave. Kjo është çfarë kemi zbuluar nga ato që janë bërë publike nga drejtësia amerikane. Nëse drejtësia shqiptare ka vullnet të hetojë, mund të gjejë edhe element të tjerë, për të ngritur akuzë ndaj kryeministrit. Akt padia na thotë se ka komunikime private mes kryeministrit dhe McGonigal.

Më tej ai shtoi se deri tani nuk kemi një reagim serioz nga Prokuroria e Posaçme.

Unë kam pritur dhe bëj apel që të na tregojnë nëse kanë nisur hetimet dhe a janë vënë në kontakt me zyrtarë në SHBA. Prokuroria jonë është i vetmi autoritet i drejtësisë që mund të hetojë kryeministrin. Ai nuk mund të hetohet sa kohë është kryeministër, në një vend tjetër. Ai e di këtë fakt dhe i vetmi gjë që i thotë opinionit publik është se po të kisha problem, nuk do të më kursente drejtësia ameriakne. Ta heqë kostumin dhe kollaren e kryeministrit dhe ta shohim sa e kursen drejtësia amerikane!", deklaroi Bardhi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy