Kritikoi ministrinë, shkarkohet nga detyra drejtori i Muzeut Historik Kombëtar

Kritikoi ministrinë, shkarkohet nga detyra drejtori i Muzeut Historik Kombëtar

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar është shkarkuar nga detyra mbrëmë vonë. Melsi Labi, ishte prej vitit 2013 drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa motivacioni sipas kësaj të fundit ka qenë: “Për mosrespektim të përsëritur të marrëdhënies së punës, duke shkaktuar dëm institucional dhe duke cenuar rëndë parimin e përgjegjshmërisë dhe mirëbesimit institucional”, shkruan sot GSH.

 Labi është vetëm një nga drejtorët e ikur të kësaj ministrie, pas dorëheqjes së bujshme të Ilir Kernit në gusht, apo dorëheqjeve si ajo e ‘Trashëgimisë’, Zhuljeta Harasani, Shpend Bengu apo emrave të tjerë si Brikena Krasta, Artan Puto, këshilltarë apo punonjës të tjerë me më pak peshë mediatike, por jo pa peshë në ministri. Vetëm tri ditë më parë, në një intervistë për një portal, Labi “sulmoi” drejtpërdrejtë Ministrinë e Kulturës.

“Buxheti për 2017-ën nuk ka dalë ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milionë lekë të reja. Ndërkohë, nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milionë lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeumeve si Bunk’arti etj., ku privati merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesve”, pati thënë Labi. Deklarata erdhi pas ankesash të vazhdueshme për mungesë fondesh nga Muzeu Kombëtar, projekte të mbetura në sirtar, por edhe kundërshtish për Ligjin e ri të Trashëgimisë.

Labi pavarësisht motivacionit zyrtar të ministrisë dhe kritikës së fundit publike, është edhe i angazhuar politikisht. Ai erdhi në krye të Muzeut Historik Kombëtar si përfaqësues i LSI-së, njëra prej forcave politike të mazhorancës, që drejtohet nga PS dhe kryeministri Edi Rama, që ka emëruar ministre Mirela Kumbaron. Nuk dihet nëse ky shkarkim ka të bëjë me përplasjet e fundit brenda mazhorancës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy