Deklarata e Kim kundër kandidatëve të Berishës/Shkullaku: Flagrante, duhet të kërkohej ndjesë

Deklarata e Kim kundër kandidatëve të Berishës/Shkullaku: Flagrante, duhet të kërkohej ndjesë

Analisti Armand Shkullaku nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar mbi deklaratën e bërë nga ambasadorja Yuri Kim kundër fushatës së Berishës për të cilën u shpreh se është ndërhyrja më flagrante. Teksa e ka cilësuar një ndërhyrje selektive, ai tha se është të tepruar dhe nxituar dhe duhet të qkërkojën një ndjesë.

Shkurt ajo që thatë ju për herë të parë kjo është ndërhyrja e parë më flagrantë në një fushatë ku një ambasador i huaj ka bërë në vendin tonë. E them ndërhyrje sepse është selektive në vrazhdën e disa ndërhyrjeve brenda një partie politike. Mendoj se është një përgjigje jo vetëm jodiplomatike dhe tepruar, por edhe selektive. Unë nuk e kam dëgjuar të thuhet kush është sponsori, kush doli me të shkuar kriminale, të njëjtën gjë se kemi parë nga SHBA për gjëra që kanë qenë hashiqare nga Tahiri tek inceneratorët.

Prandaj them se është një ndërhyrje e cila po aq sa na shqetëson ne po aq është me riskt dhe për vetë SHBA, sepse përmes ambasadorit të tyre këtu ata investohen direkt këtu në një garë elektorale. Pra nëse SHBA përmes ambasadorit të tyre bëjnë thirrje që të mos votohen kandidatët e berishës rezultati i 6 marsit do jetë një dhe për SHBA. E quajnë të tepruar dhe nxituar dhe duhet të kërkojnë një ndjesë, edhe pse pas disa orësh ajo u mundua ta rregullonte duke thënë se janë 4 persona non grata edhe pse duket që ka lidhje vetëm me Berishën. Është investim i ambasadores amerikane në Shqipëri kundër një personi. SHBA e ka mbushur detyrën e vet, unë e quaj tejkalim kur më mësojnë si të sillem kjo është një metaforë për ata njerëz që nuk krijojnë dot një identitet të vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy