Mbreti i Tajlandës Bhumibol Adulyadej, i cili ishte monarku më jetëgjatë në botë, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjecare, pasi sundoi për 70 vjet si kreu i shtetit. Ndërsa monarku i ri do të jetë Princi Maha. Tailanda do të mbajë një periudhë 1-vjeçare zije, dhe flamujt do të qëndrojnë në gjysmë shtizë për një muaj.



