Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Deri në mesditë, vendi ynë paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore në zonat veriore ndërsa pjesërisht qendra dhe ekstremi jugor do të kenë vranësira dhe shira të izoluar.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat duke ri-kthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi permanent jugor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Një ciklon i fuqishëm me origjinë në Antlantikun e veriut do të sjellë reshje të dendura dëbore nga skandinavia deri ne brendësi të kontinentit ku reshje me intensitet të lartë do të perjetojnë; Skandinavia, Gjermania, Austria dhe Franca Po ashtu, shira intensiv1 dhe stuhi të forta ere do të vijojnë në Britaninë e madhe ndërsa moti i kthjellët me vranësira të pakta do të dominojë gadishullin Iberik dhe pjesërish Europën juglindore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy