I ftohti ekstrem/ Përurimi i Trump-it si President pritet të mbahet në ambient të mbyllur 

I ftohti ekstrem/ Përurimi i Trump-it si President pritet të mbahet në ambient të mbyllur 

Fjalimi i përurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar do të mbahet në ambiente të mbyllura për shkak të motit, ku javën e ardhshme priten temperatura shumë të ulëta në Uashington.

Fjalimi do të mbahet brenda ndërtesës së Kapitolit në SHBA në sallën "Rotunda". Presidenti i fundit që u betua në ambient të mbyllur për shkak të të ftohtit ishte Ronald Reagan në vitin 1985.

Në një deklaratë të postuar në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se ai "nuk dëshiron të shohë njerëz të lënduar, apo të dëmtuar” në mes të ngricave.

I ftohti ekstrem pritet të mbërthejë Uashingtonin ditën e përurimit, me temperatura që do të luhaten nga -11 në -5 gradë celsius.

“Të gjithë do të jenë të sigurt, të gjithë do të jenë të lumtur dhe ne së bashku do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, shkroi Trump.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy