Pas VV edhe PDK refuzon të jetë pjesë e delegacionit për procesin e dialogut

Pas VV edhe PDK refuzon të jetë pjesë e delegacionit për procesin e dialogut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer sot përgjigje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar që PDK-ja dhe VV-ja të delegojnë një përfaqësues të saj në procesin e dialogut që do të zhvillohet më 4 shtator në Uashington dhe më 7 shtator në Bruksel.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka rikonfirmuar se mbështetë fuqishëm angazhimin e SHBA-së dhe BE-së në procesin e dialogut si partnerë strategjik ndërkombëtar. Ka thënë se PDK do ta ushtrojë rolin e saj kushtetues në procesin e dialogut, si opozitë në Kuvendin e Kosovës, por nuk do të jetë pjesë e delegacionit.

“Partia Demokratike e Kosovës mbështet vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që është në përputhje me platformën tashmë të njohur të saj, e cila garanton njohjen e ndërsjellë, sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, karakterin unitar të shtetit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë Veseli.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti për të dërguar përfaqësues në delegacionin e Kosovës për takimet me Serbinë në Bruksel dhe Uashington.

Në përgjigjen e VV, thuhet se “Kjo qeveri është jolegjitime dhe jokredibile pasiqë nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe nuk buron nga vota e tij në zgjedhjet e fundit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy