Greqia njofton masa të reja për të përballuar fluksin e emigrantëve

Greqia njofton masa të reja për të përballuar fluksin e emigrantëve

Qeveria greke njoftoi të hënën një sërë masash të reja për shkak të rritjes së fluksit të emigrantëve të paligjshëm në vend.

Masat u njoftuan pas mbledhjes së kabinetit,  që u mbajt  një ditë pas trazirave në kampin “Moria” në ishullin Lesvos. Pasditen e së dielës kampi i refugjatëve “Moria” u përfshi nga flakët dhe një grua me foshnjën e saj humbën jetën, kurse 9 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në masat e reja parashikohet përforcimi i kontrollit kufitar dher ritja e patrullimeve detare.

Qeveria tha se do të krijojë qendra para-largimi me strukturë të mbyllur për njerëzit që kanë hyrë në Greqi në mënyrë ilegale dhe nuk kanë të drejtë azili (ose individë, kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar).

Për më tepër, qeveria tha se do të shkatërronte objektet e pritjes në ishujt e Egjeut, duke i transferuar njerëz në continent dhe se do të përpiqet të rrisë kontributin e Bashkimit Evropian  për zgjidhjen e çështjes.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Mihalis Krisokoidis prezantoi një projektligj  që synon forcimin e procedurës së azilit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy