Çudit ish-ministri i Berishës: Rama i përfshirë në zgjedhjet e PD-së. Po bën ç’mos të fitojë Basha

Çudit ish-ministri i Berishës: Rama i përfshirë në zgjedhjet e PD-së. Po bën ç’mos të fitojë Basha

Ish-deputeti Genc Rulu tha sot në ABC News se kryeministri Rama është i përfshirë në zgjedhjet e PD-së.

Sipas tij, mediat që janë pranë qeverisë kanë nisur të sulmojnë kundërshtarët e Bashës. Ai tha se Selami nuk është kandidat i vërtetë i garës.

“Zgjedhja e Bashës kryetar PD-je sërish i shkon për shtat Ramës. Ai sot është i interesuar për këtë, pasi Basha në krye të PD-së i zgjat mandatin Ramës. Basha është një lider që tani nuk e kundërshton dot Ramën. Me të ka një marrëveshje”, tha Ruli.

I pyetur për moskandidimin e tij, ai tha se ai u dorëhoq, pasi politika aktuale po luhej keq.

Ish-ministri tha se është i habitur nga listat e Bashës dhe sugjeroi se as ai s’do ishte në listë edhe sikur të mos ishte tërhequr.

“Jam ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen në vitet e para të demokracisë. Kur politika luhet keq, unë s’mund të bëhem pjesë e saj. Unë jam ndjerë  pafuqishëm ndaj kësaj politike dhe e kisha detyrim që të tërhiqesha që të mos bëhesha pjesë e saj.

Sa i përket Bashës, ai i habiti të gjithë me atë që bëri. Natyrisht që as unë s’do isha në listë. Në këto zgjedhje pamë që partitë qeveritare u rritën, ndërsa PD-ja ra. ODIHR-i ishte më i fortë se Basha në ankesat për zgjedhjet. Basha e humbi të drejtën e ankimit për zgjedhjet që kur bëri paktin me Ramën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy