Plagosja në kombinat/ Efektivi ishte i dehur, pronari i lokalit: Dhashë urdhër të mos i çonin më birra!

Plagosja në kombinat/ Efektivi ishte i dehur, pronari i lokalit: Dhashë urdhër të mos i çonin më birra!

Efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla, i cili plagosi me armën e shërbimit shtetasin Murteza Lika në ambientet e një lokali, ka qenë në gjendje të dehur.

MCN Tv mëson se pronari i lokalit ka deklaruar për policët se kishte urdhëruar kamarieret të mos i ofronin më birra.

Edhe pse në sallën e gjyqit Lufti Gjyla dëgjoi qetësisht vendimin për “arrest me burg” deri në fund të hetimeve, efektivi policisë s’ka pranuar të bëjë asnjë deklaratë.

Për Gjylen ka folur avokati mbrojtës i caktuar kryesisht nga gjykata, i cili ka ngritur alibinë për plagosje të lehtë të qytetarit Murteza Lika.

Ai pretendoi se arma i është shkrepur pa dashje ndërsa i plagosuri rezulton një i sëmur mendor, me kartel të hapur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy