Tërmet 7 ballë në Indonezi, mbi 140 të vdekur (VIDEO)

Tërmet 7 ballë në Indonezi, mbi 140 të vdekur (VIDEO)

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi dje ishullin Lombok në Indonezi. Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga autoritetet vendase, janë të paktën 140 viktima dhe qindra të plagosur. Mediat vendase raportojnë se turma të mëdha njerëzish u derdhën në rrugë të terrorizuar. Shumë hotele të frekuentuara nga turistët perëndimorë u evakuuan. Lëkundjet u ndien edhe në Bali, ku ka pasur dëme në ndërtesa.

Tërmeti me magnitudë 7 ballë goditi ishullin e Indonezisë, Lombok, në orën 6:46 me orën lokale. Tërmeti është i dyti në këtë zonë brenda një jave. Agjencia shtetërore gjeologjike në Indonezi, BMKG lëshoi një paralajmërim për cunami menjëherë pas lëkundjeve.

Tërmeti i ditës së sotme është i dyti brenda javës pas atij me magnitudë 6.4 ballë, që la pas 14 të vdekur. Lombok ka një popullsi prej 3 milionë banorësh dhe është destinacion i turistëve që janë në kërkim të aventurës.

Indonezia shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, e njohur ndryshe si “Unaza e zjarrit”. Zona në fjalë përfshin pjesën përreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhin rreth 90% e tërmeteve. Rreth gjysma e vullkaneve aktive detare të botës ndodhen në këtë zonë.   

Një nga tërmetet më shkatërruese që ka goditur Indonezinë (Sumatra) ka qenë ai i vitit 2004. Lëkundja me magnitudë 9.3 ballë u pasua nga një cunami me dallgë deri në 30 metër lartësi, çka solli si pasojë vdekjen e 227 898 njerëzve në 14 vende përreth Oqeanit Indian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy