
Shërbimi i transportit publik në qytetin e Durrësit është lënë në harresë nga Bashkia, duke mos kryer asnjë monitorim mbi linjat urbane. Qytetarët shprehen se problematikat në këtë sektor janë të shumta, ndërsa shpeshherë, ata thonë për MCN se drejtuesit e autobusëve janë edhe të dehur duke vënë në rrezik jetën e tyre.



