Futbolli kolumbian tronditet nga përdhunimi kolektiv

Futbolli kolumbian tronditet nga përdhunimi kolektiv

Disa futbollistë të skuadrës kolumbiane Independiente Santa Fe janë denoncuar për abuzim seksual, ngjarje që mendohet të ketë ndodhur gjatë festës së titullit kampion, të organizuar në 31 janar të këtij viti.

Sipas komunikatës së prokurorisë, “disa futbollistë kanë abuzuar me një punonjëse seksi natën mes 31 janarit dhe 1 shkurtit”.

Mendohet se në këtë ngjarje janë përfshirë 6 futbollistë, 3 prej të cilëve janë larguar nga Santa Fe në merkaton e verës.

Në një komunikatë për shtyp, klubi thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe dënon çdo veprim joligjor që mund të jetë kryer nga cilido person i lidhur me klubin.

“Mbështesim hetimet që po bën drejtësia dhe do i respektojmë vendimet”, lexohet në komunikatën e firmosur nga Presidenti i klubit, Cesar Pastrana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy