Duket se nuk do të ketë qetësi mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor pavarësisht se palët tashmë pritet të ulen në bisedime. Ajo që i ka hedhur benzinë zjarrit është një intervistë e presidentit të Turqisë Erdogan për mediat e Katarit ku ka deklaruar se ‘vendi i tij nuk do të heqë dorë nga pretendimet në Egje dhe Mesdhe’.
Konkretisht Erdogan është shprehur: “Ne kemi deklaruar me forcë në të gjitha forumet se nuk do të pranojmë një zgjidhje që injoron Turqinë dhe palën Turqi-Qipriote dhe na kufizon në brigjet tona. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë me vendosmëri të drejtat tona në çdo kohë dhe në të gjitha kushtet.”
Duke këmbëngulur Erdogan thotë se “ata që panë vendosmërinë tonë në Mesdheun Lindor dhe zbuluan se nuk mund të na bënin të tërhiqeshim me kërcënime boshe dhe shantazhe më në fund iu bindën thirrjes sonë për dialog”.
“Turqia ka treguar fuqimisht dhe qartë se mbështet uljen e tensionit dhe është në favor të dialogut në Mesdheun Lindor jo vetëm përmes pozicioneve të saj por edhe përmes veprimeve të saj”, thekson Erdogan.



