Qindra njerëz janë arrestuar pasi thyen protokollet e vendosura për shkak të Covid dhe u dyndën në plazhe në Floridën e Jugut duke injoruar të gjitha rregullat. Po ashtu të paktën dy oficerë policie janë plagosur
Departamenti i Policisë në Miami Beach shkroi në Twitter se oficerët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e çrregullta dhe shumë të mëdha, shkruan CBS News.
Ndërkohë përmes një reagimi edhe kryetari bashkisë së Miami Beach, Dan Gelber ka thënë se në këtë rast nuk vlejnë të ardhurat që mund të përfitojë ky vend duke injoruar rregullat e Covid.
Më 10 mars, qyteti i Miami Beach zgjati gjendjen e jashtëzakonshme dhe masat e emergjencës deri në 17 Mars, i cili përfshin shtetrrethim në mesnatë.



