Silvio Berluskoni, në terapi intensive në spital

Silvio Berluskoni, në terapi intensive në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ndodhet që prej mëngjesit të sotëm në Spitalin San Raffaele.

Mësohet se lideri i Forza Italia është në terapi intensive për probleme kardiovaskulare, ku ka mbërritur me probleme respiratore në spital.

Mediat italiane raportojnë se gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.

Kujtojmë që ish-kryeministri u shtrua për here të fundit më 30 mars në të njëjtin spital.

Berlusconi ishte shtruar më parë në spital në janar 2022, kur iu nënshtrua një sërë kontrollesh që zgjatën tetë ditë, përsëri në spitalin San Raffaele.

Rreth një vit e gjysmë më parë, ai kishte vuajtur nga disa komplikime të rënda të lidhura me Covid-in, të cilat ai vetë i përcaktoi si "eksperiencën më të keqe" të jetës së tij. 

Virusi e kishte detyruar atë të shtrohej në spital për gati dy javë, duke e kthyer më pas në spital për gati një muaj, deri në maj 2021, për shkak të pasojave të sëmundjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy