“Moment i artë për Shqipërinë në fushën e energjisë”, Këlliçi: Të krijohej një zonë e lirë tregu për kompanitë amerikane

“Moment i artë për Shqipërinë në fushën e energjisë”, Këlliçi: Të krijohej një zonë e lirë tregu për kompanitë amerikane

Ekspert i energjisë dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Amerikane të Tregtisë Reshard Këlliçi, deklaroi në “MCN Economy” në Shqipëri duhet të ishte krijuar një zonë tregu i lirë për kompanitë amerikane, duke e konsideruar këtë një mundësi të humbur për vendin tonë.

Ajo që kemi parë me pozitivitet është qe kemi parë një rritje të dollarëve amerikanë që vijnë vit për vit. Në këtë sens ka pozitivitet. Ka shumë rrugë përpara për të bërë. Është e vërtetë që kur vijnë investime strategjike në fushën e energjisë, e sheh direkt praninë e kompanive amerikane. Kompanitë detyrohen të marrin rrugëtimin e Holandës. Holanda është një vend ku bizneset regjistrohen, për t’u përjashtuar nga taksimi i dyfishtë. Ballkani ka qenë gjithmonë një rajon me interes strategjik, por i është rritur vëmendja. Shqipëria e ka pasur gjithmonë vëmendjen si aleat strategjik. Marrëdhënia jonë me SHBA-të ka qenë bashkëpunuese në çdo term. Investimet në Shqipëri janë stabilizuese në rajon. Tregu jonë është 2.8 milionë. Mundësia e humbur për Shqipërinë është që në Shqipëri duhet të ishte krijuar një zonë tregu e lirë, që kompanitë amerikane të krijonin qendra këtu, të trajnonin stafin këtu, dhe drejtimi për Ballkanin të ishte këtu”.

Ai përmendi si përparësi faktin që të rinjtë flasin mbi dy gjuhë të huaja dhe krahu i punës është i lirë. Këlliçi tha se momenti i artë i Shqipërisë, është që bashkë me Kosovën të bëjë gjëra të mrekullueshme në ekonomi.

Duhet të japësh trajtim të veçantë nëse do të tërheqësh investitorë të veçantë. Nëse e ke prioritet të vijnë kompani nga Amerika, kjo përkthehet me iniciativa. Janë një numër kompanish amerikane prezente këtu. Një nga asetet më të mëdha është një rini që flet mbi 2 gjuhë të huaja, e nënpaguar në tregun shqiptar. Këto janë ato të rinj që s’kanë ikur diku tjetër. Ka investime drejtpërdrejt nga SHBA-të. Për normat e konfidencialitetit s’po ua them. Vijnë sepse kemi afërsi me Kosovën, që ka rezervën e pestë të thëngjillit në botë. Ky është moment i artë për Shqipërinë, që nëse do kishte vullnet politik në bashkëpunim me Kosovën, në fushën e energjisë, do ishin mundësitë për të bërë gjëra të mrekullueshme. Shpresoj që projektet të realizohen. Vendimmarrja e bordeve ka të bëjë shumë me stablitetin politik në një vend, nivelin e korrupsionit dhe lehtësinë e të bërit binzes. Në këto pika jo vetëm lëmë për të dëshiruar, nuk na ndihmon shumë kur vendimmarrës në qeveri injorojnë raportet e DASH”.

Duke u ndalur te drejtësia, ai u shpreh se ndonëse ka problematika, ka një ndryshim rrënjësor.

S’dua të komentoj mbi reformën në drejtësi. Që ka ndryshim rrënjësor, ka ndryshim rrënjësor. Që ka problematika, ka problematika. Nëse e sheh në vakum gjithë kontekstin, patjetër që ka një shprehje që qëndron që drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Por që ka një ndryshim themelor ka. Që ka të pakënaqur, ka të pakënaqur, duke filluar nga ambasada amerikane. Të reformosh drejtësinë nuk është diçka që ndodh brenda natës dhe diçka që ndodh lehtë. Në afatgjatë Shqipërinë do ta ndihmojë të ketë një përfaqësim më dinjitoz në klimën e biznesit. Duhet të ketë disa gjëra që bizneset ndërkombëtare të ndjejnë një komfort. Ka një rrugë të gjatë për t’u bërë, por mekanizmi i transformimit ka filluar”.

Ai e konsideroi projektin e Bechtel për Skavicën si më ambiciozet, pasi e sjell Shqipërinë pranë pavarësisë energjitike.

Është një nga projektet më ambicioze. Është diskutuar edhe gjatë regjimit dhe pas regjimit. Është i rëndësishëm për disa arsye, arsye teknike. Përqindja gëlqerore e bën të pamundur atë projekt, nga vizibiliteti teknik. Ke element njerëzor, bëhet fjalë për shpërnguljen e 1300 familjeve, s’janë pak. Po të realizohet si projekt e sjell Shqipërinë shumë pranë pavarësisë energjitike dhe e bën një lojtar serioz në rajon. Nëse do shkojë përpara, financimi vjen nga shteti amerikan. Do ishte ndër të pakta investime strategjike ku janë dollarë amerikanë që futen”.

Këlliçi tha se zbatimi i pritshmërive të Dhomës së Tregtisë është poshtë pritshmërive, ndërsa shtoi se ekizston një sens arrogance.  

Jam familjar me deklaratat që janë bërë publike nga Dhoma e Tregtisë. Janë 40 rekomandime që janë bërë dy vite përpara. Në 33 për qind janë deri diku implementuar, është poshtë pritshmërive. Mungon vullneti politik për të bërë gjërat e drejta, por të vështira. Për të bërë disa gjëra që mund të prishnin disa marrëdhënie të konsoliduara, të heshtura, por që mund të jenë në të mirën e kombit. Mungon vullneti i njerëzve që të pranojnë gabimin. Vazhdon një refuzim, një sens i arrogancës. Mungon orientimi i Shqipërisë drejt politikave me sy nga klasa e mesme. Për një biznes amerikan, analiza A është siguria politike bëhet gjithmonë. Një nga marrëdhëniet kryesore do e ketë me qeverinë. Numër 2 ka të bëjë respekti për ligjin, qëndrueshmëria ligjore. Patjetër që pjesa e korrupsionit është shumë e rëndësishme. Risku komercial është tjetër gjë. Ka kompani që mund ta bëjnë një investim edhe për të qenë prezentë në treg. Sektorët e Shqipërisë janë të dukshëm. Turizmi është një nga ato, por s’ka pasur bindje për të investuar në turizëm. Një nga fushat më interesante është investimi në kapital njerëzor, dhe kostoja e krahut të punës shumë herë më e përballueshme. Në Shqipëri ka inxhinierë programimi shumë të aftë. Bota po shkon drejt teknologjisë dhe globalizimit, s’kemi ku të shkojmë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy