Altin Dumani zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK (VIDEO)

Altin Dumani zgjidhet drejtuesi i ri i SPAK (VIDEO)

Altin Dumani do të jetë drejtuesi i ri Prokurorisë të Posaçme të Hetimit, SPAK.

Anëtarët e Këshillit të Prokurorisë i dhanë 5 vota Dumanit, i cili la pas rivalin e tij Edvin Kondili me 4 vota, ndërsa vetëm një votë shkoi për prokurorin Adnan Xholi.

“Me 5 vota pro z.Altin Dumani emërohet drejtues i Prokurorisë së Posaçme. Mandati i z. Dumani do të jetë 3 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje duke filluar nga data 19.12.2022 deri më 18.12.2025. Të njoftohet me këtë vendim z. Dumani dhe Prokuroria e Posaçme. Kundër këtij vendimi mund të bëhet apel në Gjykatën Administrative të Apelit jo më vonë se 5 ditë nga shpallja e vendimit”, tha kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla.

Kësisoj Dumani do të pasojë Arben Krajën në krye të SPAK në 3 vitet e ardhshme.

Pas më shumë se 5 orësh tre kandidatët, Dumani, Kondili dhe Xholi shpalosën platformat e tyre para anëtarëve të KLP.

Procesi u ndoq nga afër në përfundim të tij edhe nga ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy