Drejtori i MCN Tv, Endri Meksi tha në studion e MCN Live se Ermal Beqiri ka pasur akses të palimituar tek sistemet kryesore të vendit dhe se KLSH ka qenë ekzistente.
Duke vijuar Meksi tha se nuk është bërë asnjë kontroll dhe auditim i brendshëm dhe se stafi i IT është emëruar nga Beqiri.
Tek rasti i AKSHI-t këto të dhëna nuk janë të dhëna rastësore, janë kapur tek sistemet kryesore që ka Shqipëria, pothuajse tek të gjitha dhe çdo luftë që ka bërë kush e ka bërë ka qenë për kapjen totale të sistemeve.
Imagjinon Beqirin që në darkë largon varkat, jahtet dhe i ka në videot në YT, rri e sheh aty dhe sheh numrat për qejf apo sistemet e gjyqësorit. Qindra sisteme ku Beqiri ka pasur akses të palimituar në optikën time. KLSH ka qenë ineksiztente, auditi i brendshëm, nuk ka bërë asnjë audit të brendshëm, mjetet e kontrollit s’kanë bërë asgjë. Stafi i It ka qenë nën kontroll total, i emëronte Beqiri si i donte
Nuk ka përkufizim më të mirë të kapjes së një pjesë të shtetit nga elementë kriminalë.



