‘Casa Italia’ rrezikon të bjerë! Komandanti i Zjarrfikësve tregon shqetësimin më të madh për godinën (VIDEO)

‘Casa Italia’ rrezikon të bjerë! Komandanti i Zjarrfikësve tregon shqetësimin më të madh për godinën (VIDEO)

Për shkak të zjarrit që vijoi prej pasdites së djeshme, ndërsa shtëllungat e tymit ende dalin nga magazina e ‘Casa Italia’, rrezikohet shembja e qendrës tregtare.  

Komandanti i Forcave Zjarrfikëse të Tiranës, Saki Sheshi, tha se po mbahet nën kontroll temperatura e betonit, pasi nëse kjo nuk bëhet atëherë rrezikohet të bjerë godina.

“Situata është shumë e vështirë aty poshtë, pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja. Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit -2”, tha ai për mediat.

Sipas Sheshit, vatrat e zjarrit janë shuar por për shkak të materialeve që kanë qenë në magazinë, temperatura është shumë e lartë. Ndërkohë që dyshohet se roja e sigurisë, 33-vjeçari Arjan Sala, mund të ketë humbur jetën, pasi prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për fatin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy