Salianji: Deri tani Basha luftonte me demokratët, tani me kë do të luftojë?

Salianji: Deri tani Basha luftonte me demokratët, tani me kë do të luftojë?

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, thotë se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet nga drejtimi i PD-së pas humbjes së radhës. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Salianji tha se këto zgjedhje e pushuan atë nga puna. Sipas tij, dorëheqja e Bashës i hap rrugën një procesi për riformatimin e partisë.

E kemi mbështetur dhe kemi luftuar për Lulzim Bashën si kryetar i PD. E mbështetëm edhe pas vendimit të 9 shtatorit. Ishte krijuar një perceptim për një dualizëm. Por ai pati të njëjtën sjellje dhe kjo çoi në një rezultat katastrofik më 6 mars. Në momentin që një kryetar partie del me këtë rezultat, ai është i pushuar nga puna. Deri tani ka luftuar me demokratët, tani me kë do të luftojë.

PD duhet të krijojë mekanizma. As logo, as sigël tjetër. Duhen krijuar mekanizmat për çdo kontribut. PD është aset. Ne kemi pasur përplasje, burimi i konfliktit ka qenë moszhvillimi i garës. PD duhet të krijojë kushtet duke dhënë dorëheqjen Basha. Nuk duhet të ketë kushte për zgjedhjen e kreut të ri. Duhet lënë një kohë e caktuar dhe pastaj vazhdojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy