Avokatët të cilëve i ishte ngarkuar mbrojtja e dy rusëve Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasit Fiodor Mihailoviç të përfshirë në incisdentin në uzinën e Gramshit kanë pohuar për burime të MCN se janë liruar nga detyra pasi sipas Ambasada ruse dhe ajo ukrainase ka dërguar avokatët e saj për të mbrojtur këta shtetas.
Bëhet me dije se avokatët kanë bërë apelim për çështjen tek Gjykata e Apelit në Durrës.
Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Timofoeva, Mihailoviç dhe Zorin.
Ata u shoqëruan nga policia mbrëmjen e 20 gushtit teksa tentuan të hynin në ish-uzinën e armëve në Gramsh. Rusi Zorin u përlesh me ushtarakët që ruanin objektin të cilët nuk e lejuan të hynte uzinë, duke i sulmuar edhe me një spraj.



