Vuçiç: Me disa veprime të Serbisë, pavarësisë së Kosovës i është vënë vula

Vuçiç: Me disa veprime të Serbisë, pavarësisë së Kosovës i është vënë vula

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, thotë se më shumë sesa sanksionet e Perëndimit në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, e shqetësojnë “problemet që po ecin zvarrë” brenda vendit.

Duke iu referuar kështu largimit të të rinjve nga Serbia dhe natalitetit të ulët, Vuçiç thotë se këto dy probleme të brendshme rrezikojnë vendin e tij.

Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç është shprehur se për këtë situatë dhe “rrethana të tilla të këqija” në të cilat duhet zgjidhur çështja e Kosovës, një pjesë të përgjegjësisë e kanë edhe vetë serbët.

Vuçiç ka thënë se në këtë aspekt ka parasysh “politikën e gabuar dhe disa veprime të Serbisë”, me të cilat, siç është shprehur, praktikisht vetë ia kanë vënë “vulën zarfit të pavarësisë së Kosovës”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy