Një mësuese në Britani akuzohet se ka pasur marrëdhënie intime me një prej nxënësve të saj 15-vjeçar. Deborah Lowe, 53 vjeçe, dyshohet se e ka manipuluar djaloshin, të cilit i ka premtuar se do t’i bëjë edhe një tatuazh në formë zemre.
Ish-stjuardesa, nënë e dy fëmijëve dhe e ndarë nga bashkëshorti, ka dalë sot para gjykatës. Ajo u arrestua javën e kaluar me akuzën e abuzimit me detyrën dhe angazhimin në aktivitet seksual me një të mitur.
Sipas akuzës, ajo ka qenë e vetëdijshme për moshën e djalit kur ka ndodhur abuzimi, në periudhën shtator 2914 - shtator 2015.



