
Aktori, Michael Madsen u arrestua të mërkurën mbrëma në shtëpinë e tij në Malibu.
Policia e Los Angelosit tha për median se aktori, 64 vjeç, u prangos rreth orës 21:00 për shkelje të ligjit.
Madsen, i veshur me xhinse të gjera, një xhaketë xhins Harley Davidson dhe një këmishë Hawai të zbërthyer pjesërisht, u pa duke u larguar nga shtëpia e tij me pranga.

Policia e çoi atë në Spitalin West Hills përpara se ta transferonte në një stacion policie. Thuhet se atij iu dha një gjobë prej 500 dollarësh dhe u lirua nga paraburgimi rreth orës 7 të mëngjesit të së enjtes.
Arrestimi i yllit të "Reservoir Dogs" vjen vetëm një muaj pasi djali i tij 26-vjeçar, Hudson, vrau veten.






