Provimet e maturës/ Vejsiu: Ulje në nivelin e testeve, nxënësit po ngopen me lugë bosh

Provimet e maturës/ Vejsiu: Ulje në nivelin e testeve, nxënësit po ngopen me lugë bosh

Ditën e sotme rreth 34 mijë maturantë në gjithë vendin i janë nënshtruar provimit për gjuhën e huaj. Lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi në studion e lajmeve në MCN TV ka folur eksperti për çështjet e arsimit Fatmir Vejsiu i cili komentoi edhe mbi nivelin e tezës duke marrë parasysh edhe vështirësitë e maturantëve në këtë situatë.

Ai sqaroi se teza ka qenë e nivelit mesatar dhe se sipas tij kjo nuk është diçka e mirë sepse në këtë mënyrë kemi ulje të nivelit të arsimit, ndërkohë që siç ai komenton detyra jonë është që të nxjerrim në pak boshllëqet që pandemia la pas.

Punoj në një shkollë ku mësimet bëhen në gjuhën angleze dhe të gjithë nxënësit folën për një test të thjeshtë. Unë kam opsionet e mia. Nuk më vjen mirë që testi ishte i nivelit mesatar. Me këtë test nxënësit me nivel mesatar marrin nota të mira. Nota mesatare nuk varet nga testi që i ke bërë ti por nga kërkesa e testit. Është më e ndershme nga kushtet që nuk varet nga ne të bësh një test sipas kushteve. Kjo të bën të dalësh në përfundimin se sa ka ndikuar pandemia te dijet e nxënësve. Janë programe shumë të lehtësuara. U befasova nga modeli, duke e parë si mësues matematike kam ca detyrime ndaj nxënësve. Ne nuk kemi pse ulim nivelin e arsimit pse ishte pandemia por duhet të vëmë në dukje pasojat që ka lënë pandemia. Nëse ul nivelin e testit në ngopemi me lugë bosh. Ajo që unë do të kritikoj është fakti se nuk pash njëherë një mësues që të shpalosi mendimet e veta lidhur me mësimet online. Prandaj thirrja ime është që tv ti kushtojnë vëmendje edhe arsimit sepse arsimi nuk është vetëm në datat e provimeve.

Ndërsa lidhur me kontrolle e rrepta, për të cilat flitet çdo vit por që nuk kanë munguar rastet e qarkullimit të tezës para provimit sidomos e lëndëve të vështira, eksperti i arsimit deklaroi se ky fenomen nuk ka për të marrë fund asnjëherë nëse nuk vihen në zbatim ndëshkimet.

Frika ruan vreshtën. Çdo vite ka pasur raste flagrante që testi ka dalë dhe nxënësit e dobët kanë marë nota të mira. Por asnjëherë s’kemi parë ndëshkime për shkeljet e tilla. Në Shqipëri ndodh që mësuesit nuk ndëshkohen nëse mësuesit nuk kryejnë detyrën siç duhet. Unë jam që çdo nxënës të marri atë notë që meriton. Kur themi ndëshkohet nuk po them ti presim kokën por të ndëshkohet.  Nëse mësuesi evidentohet se ka bërë një shkelje ai penalizohet për tërë jetën. Pse njerëzit të livadhisin siç duan pa u ndëshkuar. Pse ai nxënës që investon të paguaj njësoj si ai që livadhis kot.

Ndërsa i pyetur se çfarë studentësh pritet të ulen në auditorë, Vejsiu tha se kemi rënie të nivelit të arsimit.

Për këtë kanë ndikim dy faktorë: programi, tekstet nga njëra anë dhe është dhe pandemia. Të dyja bashkë krijojnë nivelin. Testet bëhen për të ditur si është niveli, por niveli duhet thënë se është në rënie. Shpresoj që tezat të jenë të hartuara mirë dhe nxënësit të marrin atë që meritojnë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy