Tatimi 15%, Aliaj: Pensionistët italianë mund të zgjedhin Greqinë

Tatimi 15%, Aliaj: Pensionistët italianë mund të zgjedhin Greqinë

Pensionistët italianë, të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar, për shkak se nuk taksohen, tashmë janë shprehur se ndiejnë rrezikun e një goditjeje fiskale. Taksimi me 15% rrezikon t’i detyrojë ata të largohen nga vendi ynë. Në një intervistë për MCN TV, Beskida Aliaj, eksperte pensionesh, tha se kjo masë do t’i detyrojë ata të kthehen në Itali ose të kërkojnë vende të tjera, mes të cilave Greqia mbetet opsion real. 

 

Në Itali taksa nis nga 23% për të ardhurat mbi 28 mijë euro në vit. Nëse kapërcehet kjo shifër, taksa shkon 30%. Në Shqipëri do të bëhet 15%. Kjo do të bëjë që pensionistët italianë të kthehen në Itali ose të shohin mundësinë e një vendi tjetër. Mund të jetë Greqia një opsion. 

 

Largimi i tyre do të ndihej. Janë 3 mijë pensionistë italianë aktualisht në Shqipëri. Janë lekë që vijnë direkt nga Italia dhe shpenzohen këtu. Paguhet qera në qytete të ndryshme si Durrës, Sarandë, Tiranë, Vlorë. Këtu para shpenzohen brenda territorit shqiptar. janë para që i hiqen ekonomisë italiane dhe hyjnë në Shqipëri. Shtete konkurrente mund të bëjnë lehtësira fiskale dhe t’i tërheqin ata. 

 

Shqipëria duhet të gjejë mënyra që t’i mbajë këta pensionistë. 15% është një shifër shumë e lartë dhe pensionisti italian nuk ka arsye të zgjedhë Shqipërinë, kur atje nuk paguan qera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy